
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, i ka trishtuar jo vetëm familjarët, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.
Deputeti i PS Erion Braçe ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.
Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?
“Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’. Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai për Top Channel.
Lini një Përgjigje