TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 11:55

Mungoi dje në protestën e Berishës, rishfaqet Ilir Meta

Shkruar nga Pamfleti
Mungoi dje në protestën e Berishës, rishfaqet Ilir Meta
Ilir Meta

Kreu i PL, Ilir Meta një ditë pasi mungoi në protestën e aleatit të tij, Sali Berisha, ka mbeldhur sot Asamblenë e të Zgjedhurve Vendore të Partisë së Lirisë.

Në fjalën e tij, ai sulmoi qeverinë e Ramës.

“E dimë se në katër vitet e kaluara, pushteti vendor ishte totalisht i bunkerizuar dhe pjesëmarrja jonë në zgjedhjet e 14 majit ishte një vendim shumë i drejtë, sepse përfundimisht ka nisur procesi i çbunkerizimit, pavarësisht se ka një rezistencë të jashtëzakonshme përmes bllokimeve, përmes të gjitha pengesave të paligjshme nga kryetarët e bashkisë dhe nga shumicat që ata kontrollojnë, e njëjta gjë që ndodh edhe në Kuvendin e Shqipërisë, sepse e përbashkëta e Rilindjes në pushtet, si në qeveri qendrore, si në atë vendore, pa asnjë diskutim që është arroganca dhe dëshira për të bllokuar llogaridhënien.", tha Meta.

Ditën e djeshme, Meta e la vetëm ish kryeministrin Berisha, duke i dërguar vetëm Petrit Vasilin në protestë.

Këtë Berisha e ka justifikuar disa herë distancimin e Metës, duke thënë se ai ka probleme shëndetësore.

Por në media po flitet për atë dhe të shoqen i ka zënë frika se pas Berishës, radhën e kanë pikërisht ata.

ilir meta berisha

Lini një Përgjigje