TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2023, 07:36

A do përsëritet të enjten rasti “ Fatos Nano” që të drejtohet opozita nga burgu? Përgjigjet Berisha

Shkruar nga Pamfleti
A do përsëritet të enjten rasti “ Fatos Nano”
Sali Berisha

Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare për masën e arrestit ndaj Sali Berishës.

Vendimi u mor pas 4 orësh diskutimesh në Këshillin e Mandateve ku 5 votave të mazhorancës iu bashkua edhe Enkelejd Alibeaj i kampit të Lulzim Bashës.

I ftuar në emisionin “Drejt” ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita do vazhdojë mosbindjen civile.

Mbledhja u zhvillua nën masa të forta të policisë. 700 efektivë rrethuan godinën për shkak të protestës së PD-së duke siguruar hyrjen e dy prokurorëve, por edhe të deputetëve.

Pas votimit të së enjtes në Kuvend, prokuroria do t’i drejtohet Gjykatës për të vijuar me masën e arrestit deri në përfundimin e hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

 'Ne vazhdojmë mosbindjen civile. Kuvendi bën punën e tij. Unë nuk ndahem nga grupi, vazhdojmë mosbindjen civile. Opozita në seancë do jetë në mosbindje civile. Opozita do ec drejt fitores. Fatos Nano në fakti ishte histori tjetër. Opozita do ec drejt fitores.', tha ai.

 

sali berishës nano

Lini një Përgjigje