TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 22:47

Boçi: Çfarë do ndodhë në politikë e merr vesh më shpejt në burg, janë marrë dhe vendime politike

Shkruar nga Pamfleti

Boçi: Çfarë do ndodhë në politikë e merr vesh

Ngjarja e rëndë që ndodhi të premten e kaluar në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj vrau me pistoletë Arben Lleshin dhe plagosi Indtrit Shaqjan, ishte një tjerët pikë që u prek nga të ftuarit nëstudion e “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus.

Nënkryetari i PD i pjesës së “Rithemelimit”, Luçiano Boçi ndërsa po komentonte ngjarjen në Peqin dhe futjen e armës brenda burgut tha se këtu nuk duhet të habitemi aspak.

Sipas tij në shumë raste janë marrë edhe vendime politike në burg.

“Ça do ndodhë në politikë e merr vesh më shpejt në burg. Brenda qelive janë marrë edhe vendime politike”, u shpreh Boçi.

Ndërkohë të ftuarit e tjerë unë theksin te prishja e skanerit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të kalonte arma në burg.

 

Lini një Përgjigje