TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2023, 22:33

Pse u shfaq Argita dhe jo Shkëlzeni në protestë? Analisti: Berisha po e bën fakt se e bija do të jetë pasardhësja në krye të PD

Shkruar nga Pamfleti

Pse u shfaq Argita dhe jo Shkëlzeni në protestë? Analisti:

Analisti Arjan Curri hedh një vështrim edhe mbi mundësitë e një përplasje mes Argtia Malltezit dhe Shkëlzen Berishës, se kush nga këta të dy do të trashëgojë ‘kompaninë’ e babait që, sipas tij,  është PD-ja.

Sipas tij, Argita është projektuar si pasardhëse dhe kjo është arsyeja që u shfaq dhe në protestë.

Nëse vlerësojmë Berishën, vlerësimi është se ai po lufton me perandorinë. Por, përveçse po lufton ndaj SHBA-së, ka edhe një shqetësim tjetër se kujt do t’ia lejë partinë, papatin e tij. Pse në këtë tubim ishte Argita dhe jo Shkëlzeni? As e bija s’ka qenë e përzier me politikë, por po shfaqet sa në miting, sa në Kuvend. Argita është projektuar si pasardhëse e Berishës në këtë ‘kompani politike’ të Berishës. Fakti që Shkëlzeni s’ishte në miting, mendohet se edhe brenda këtij ‘papati’ të ketë plasur një konflikt i brendshëm nëse PD-në do e trashëgojë e bija apo i biri. Derisa shikoj se është Argita dhe mungon Shkëlzeni, atëhere edhe thashethemet që qarkullojnë për rivalitet mes tyre duket se janë të vërteta”, tha Curri.

 

Lini një Përgjigje