
Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se do të largohet përfundimisht nga politika nëse faktohet korrupsioni për çështjen e kompleksit “Partizani”.
Kuvendi do të votojë të enjten në seancë parlamentare masën e arrestit ndaj Sali Berishës.
Berisha u shpreh gjithashtu se kjo që po ndodh ndaj tij është pasojë e një vendimi të marrë nga DASH.
“Nëse këta duan të fshehin Ramën pas të tjerëve, kjo është punë tjetër. Por të garantoj se është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Unë nuk mund të mohoj se jam person i shpallur non grata nga Sekretari Blinken. Por të garantoj ashtu siç kam thënë dhe më herët, se nëse del qoftë dhe një dokument i vetëm që të faktojë korrupsionin, unë largohem nga politika”, tha Berisha për “Ora News”.
Lini një Përgjigje