
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj e ka quajtur shuarje të Parlamentit me urdhër të Ramës, vendimin e Etikës për të përjashtuar nga Kuvendi 24 deputetë të PD-së.
Ai tha se këto veprime ku tentohet shuarja e opozitarizmit, është trashëgimin që kjo mazhorancë e ka nga etërit e diktaturës.
“Vendimi i sotëm i Zonjës “Pushka” e partisë me urdhër të Edi Ramës i dhënë që dje e që ziente korridoreve të Kuvendit është defakto shuarje e Parlamentit!
Një vendim që tregon frikë, dëshpërim dhe urrejtje ndaj opozitës! Bindja “paternaliste” se “unë” kam të “drejtë” dhe bej ç’të dua, dhunoj, ndëshkoj dhe me pas rrah gjoksin, është shenjë e qartë e degradimit të këtij Kuvendi dhe mbi të gjitha e kësaj qeverisjeje që pasi ta shtron me korrupsion të mbulon me burgosje politike! Turp për koleget kukulla të PS që kaq padenjësisht përdoren. Pushteti në çdo rast është i përkohshëm, jeta më e gjatë, turpi i përjetshëm! Ju lutem mos na buzëqeshni më si “shpirt njeriu” kur të na takoni kolegë të përdorur.
Edhe rregullorja e dhunës e miratuar pak kohe me pare si represion ndaj opozites nuk ka objekt sepse nuk jemi në ato kushte për dënime të tilla 40-60! Hakmarrje dhe jo ndëshkim sipas ligjit! Dënim pa ligj si në diktaturë! E keni në traditën e etërve shuarjen e opozitarizmit! Shqiptaret nuk do ju lejojnë! Nga e hëna fillon përballja çdo ditë e kudo!”, deklaron ai.
Lini një Përgjigje