TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2025, 20:49

“Mos më pyet me ChatGPT belge...”, Rama batuta me gazetaren gjatë konferencës në Luksemburg

Shkruar nga Pamfleti

“Mos më pyet me ChatGPT belge...”, Rama batuta me gazetaren

Rama ishte pjesë e një konference në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

Gjatë konferencës, ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Më pas, ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht, edhe pse ia bëri anglisht.

Mendoj se kjo është ChatGPT belge… Është mbresëlënëse. E kuptoj pyetjen. Me presidentin e BE-së patëm një bisedim më të qetë për përparimin që po bëjnë në këtë rrugëtim.

Për samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj, që do të jetë takimi më i madh në vendin tonë.

Po kështu bëmë një bisedë rreth situatës në rajon dhe rreth vendeve një nga një. Presidenti është mjaft i mençur dhe një person mjaft i vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ishte shumë mirë, por më duhet ta ritheksoj dhe njëherë, ritmi i çeljes së grupkapitujt dhe ritmi i punës i takon Komisionit.

Ne duhet të sigurohemi që gruaja në këtë sallë të jetë gjithmonë i lumtur, ndryshe nuk ka një president, nuk ka një mbret që të na mbrojë nga një shpullë në fytyrë", tha ai.

Lini një Përgjigje