TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2025, 10:50

Monika që e futi në burg Ilir Metën; tani bën fushatë për ta bërë deputet

Shkruar nga Pamfleti

Monika që e futi në burg Ilir Metën; tani bën fushatë

E vërteta është, që Monika Kryemadhi e bashkë me të Endrit Brahimllari, Elvis Mataj e Elona Guri me urdhër të saj, deklaruan para agjentëve të BKH e para prokurorit të SPAK, se Ilir Meta është përgjegjës për pazaret korruptive me bizneset, pastrimin e parave, lobimet financiare, transaksionet, pasuritë e paligjshme dhe fshehjen e tyre...

Çfarëdo qëllimi të ketë pas qëndrimeve të Monika Kryemadhit, në raport me Ilir Metën; dhe në qëndrimet e Ilir Metës ndaj Monikës, po dëshmojnë se janë çifti më i paskrupullt.

Një vit më parë, pasi SPAK kishte përfunduar hetimet paraprake dhe kishte marrë në pyetje Ilir Metën, Monika e Fatime Kryemadhin, i pandehuri Ilir Meta shpalli tradhëtarët dhe spiunët e partisë, që sipas tij, u gjunjëzuan para pazareve të BKH e SPAK.

Si krye-tradhëtare e krye-spiune, Ilir Meta etiketoi të shoqen, Monikën; me të cilën, pasi shkëputi kontaktet dhe e pëzuri nga partia, kërkoi divorcin në gjykatë, u largua nga shtëpia dhe jetoi te hoteli luksoz i të famshmit Lul Morina, deri më 21 tetor 2024, kur e arrestuan.

E vërteta është, që Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi e bashkë me to Endrit Brahimllari, Elvis Mataj e Elona Guri me urdhër të Monikës, deklaruan para agjentëve të BKH e para prokurorit të SPAK, se Ilir Meta është përgjegjës për pazaret korruptive me bizneset, pastrimin e parave, lobimet financiare, transaksionet, pasuritë e paligjshme dhe fshehjen e tyre.

Pas arrestimit të Ilir Metës e deri para shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë, Monika Kryemadhi u struk te vila në Lalz, nuk doli publikisht e heshti plotësisht, ndërsa Ilir Meta, gjatë seancës gjyqësore për masën e sigurisë “Arrest në burg”, e pa me neveri Monikën.

Por pas shpalljes së listave për deputetë, Monika u bë e gjallë, duke nisur fushatën për Ilir Metën; madje me 24 mars 2025, i festoi datëlindjen me një tortë, me urimin që të zgjidhet deputet.

Disa herë me deklarimet në Facebook e media, Monika që e tradhëtoi Ilirin te BKH e SPAK, ka thënë se do votojë për ish-bashkëshortin dhe ka bërë thirrje të votojnë që ai të bëhet deputet.

Pak ditë më parë, ajo postoi një mesazh në Facebbok, me këtë tekst: - “Ju uroj një ditë të mbarë. Do trokas në çdo derë, do ta hap me zemër dhe do të kërkoj votën për ndryshimin që duan shqiptarët dhe për Ilir Metën. Votoni Nr.1 dhe kandidatin Ilir Metaj”.

Ditën e shtunë, i biri Besar Metaj, publikoi një poster të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore” me fotografi të Ilir Metës, ndërsa Monika e përshëndeti, duke thënë: -  Sot ke treguar edhe një herë që je rritur. Bravo Besar Metaj, jam krenare për ty. Votoni për Ilir Metaj”.

Pra, Monika me dëshmitë e saj, të ëmës dhe bashkëpunëtorëve, futi në burg bashkëshortin që e bëri super të pasur, ndërsa tani po bën fushatë që ai të zgjidhet deputet e të dalë nga burgu./Pamfleti

monika ilir meta fushata burgu deputet

Lini një Përgjigje