TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 22:00

Misteri dhe buja e vizitës së Giorgia Melonit në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
Misteri dhe buja e vizitës së Giorgia Melonit në Shqipëri!
Rama dhe Meloni në Lungomare

“La Stampa” i ka bërë jehonë postimit të Ramës, teksa kujdeset të theksojë faktin se si kryeministrja italiane, ashtu dhe kryeministri shqiptar, e kanë mbajtur sekret atë që kanë diskutuar këto ditë mes tyre...

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbyllur “pushimet” në Shqipëri, pasi këtë mbrëmje është nisur drejt Pulias, aty ku do të qëndrojë dhe për disa ditë me familjen e saj. Të hënën ajo mbërriti në Vlorë, ndërsa vizita e saj ka shkaktuar mjaft bujë dhe po ashtu ka ngritur shumë pikëpyetje. Vetëm sot kryeministri Rama ndau foto me të, ndërkohë që padyshim kjo gjë u pasqyrua nga mediat italiane.

Kryeministrja rikthehet në Pulia, pas 4 ditësh në Shqipëri, ku ajo ishte e ftuara e kryeministrit Edi Rama dhe sipas mediave vendase, ajo pati një takim edhe me ish-kryeministrin britanik Tony Blair. “Motra e Shqipërisë”, e përkufizoi Rama.

Perdja e konfidencialitetit u thye vetëm më 15 gusht, ku dy kryeministrja mori një motobarkë me të cilën shijoi një udhëtim në det së bashku me vajzën, partnerin, motrën Arianna dhe ministrin e Bujqësisë Francesco Lollobrigida. Tani dy javët e relaksimit duhet të vazhdojnë aty ku filluan, në fermën në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit”, shkruan “Ansa”.

Misteri dhe buja e vizitës së Giorgia Melonit në Shqipëri!

Edhe “La Stampa” i ka bërë jehonë postimit të Ramës, teksa kujdeset të theksojë faktin se si kryeministrja italiane, ashtu dhe kryeministri shqiptar, e kanë mbajtur sekret atë që kanë diskutuar këto ditë mes tyre.

Pushimet shqiptare të Melonit përfundojnë me një shëtitje dhe një kafe në Lungomare, krah për krah me homologun dhe tashmë mikun e saj Edi Rama. Kryeministri i vendit të shqiponjave e priti për katër ditë me familjen e saj, së bashku me motrën e saj Arianna dhe ministrin e Bujqësisë Francesco Lollobrigida, në vilën qeveritare. Pasditen e sotme, Rama e ka nxjerrë shëtitje në Vlorë mes njerëzve, por me masa të shumta sigurie, duke bërë që askush të afrohet. Mes përqafimeve, batutave dhe këmishave të bardha, dy liderët diskutuan për çështje të ndryshme politike, gjeopolitike dhe ekonomike, por për momentin nuk kanë lënë asgjë të rrjedhë në shtyp”, shkruan “La Stampa”.

Misteri dhe buja e vizitës së Giorgia Melonit në Shqipëri!

Ndërsa “Il Messaggero” ka shkuar më tej, duke ngritur shumë pikëpyetje mbi vizitën. Për ta është mister dhe vizita e Tony Blair gjatë kohës që Meloni qëndronte në jug të Shqipërisë.

Disa gazeta raportojnë një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair, teoricieni i rrugës së tretë mes neoliberalizmit dhe socialdemokracisë. Ai është filmuar në një video teksa zbret nga një helikopter në tokën shqiptare. Prej këtu zërat (të pakonfirmuar) flasin për një takim me Ramën dhe Melonin më 15 gusht. Për më tepër, Blair ka qenë prej kohësh i lidhur me këtë pjesë të Ballkanit: në fund të viteve 1990, si kryeministër britanik, ai mbështeti ndërhyrjen e NATO-s kundër Serbisë në favor të Kosovës”, shkruan portali.

Më tej theksohet se pushimet e Melonit dëshmojnë edhe për një marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë me Ramën, pasi ky është takimi i tretë mes të dyve në pak muaj. “Krahas marrëdhënies personale, ekziston edhe ideja e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen: bumi shqiptar në turizëm është vetëm një aspekt.

Ndërkohë Meloni duket se pas mbylljes së vizitës ka folur në mediat italiane. Në një deklaratë për gazetën “Puglia”, Meloni vlerësoi këtë "rajon të jashtëzakonshëm". “Edhe këtë vit zgjodha të kaloj këtu, me familjen time, disa ditë në gusht për të rimbushur bateritë në funksion të një vjeshte që do të jetë shumë kërkuese dhe e rëndësishme për Italinë. Por do të kthehem së shpejti: në fakt Pulia është vendi i zgjedhur nga qeveria për G7 2024", ka thënë ajo.

Deri më tani askush nuk e di se pse ajo erdhi në Shqipëri dhe çfarë është folur. Po ashtu mister është vizita e Tony Blair. Është folur për gazsjellësin TAP, një central bërthamor, etj., por asgjë nuk dihet dhe vizita ka ngjallur shumë mister dhe kuriozitet. /Pamfleti

meloni rama

Lini një Përgjigje