TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Gusht 2023, 19:28

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”/ Georgia Meloni mbyll pushimet në Shqipëri, Rama publikon foton me kryeministren italiane

Shkruar nga Pamfleti

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”/ Georgia

Kryeministri Rama dhe homologia italiane Giorgia Meloni janë fotografuar pasditen e sotme në një nga lokalet në qytetin e Vlorës.

Rama ka publikuar një fotografi së bashku me Melonin i cili falenderon këtë të fundit për vizitën e saj në vendin tonë duke e cilësuar Melonin si motrën nga Shqipëria dhe thotë se vizita e saj në vendin tonë ishte një nder.

Meloni u pa pasditen e sotme duke pirë kafe me Ramën në Lungo Mare, ndërsa në mbrëmje pritet të niset drejt Italisë.

Duket se pas katër ditësh qëndrimi në bregdetin shqiptar, kryeministrja italiane ka përfunduar pushimet dhe ka vendosur të largohet.

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë. Faleminderit Giorgia, ishte një nder”, shkruan Rama në Facebook.

“Motra e Shqipërisë, vëllai i Italisë”/ Georgia

Pasditen e kësaj të enjteje Meloni ka zgjedhur të vizitojë zonën muzeale të Vlorës, në shoqërinë e kryeministrit Rama, bashkëshortit e familjarëve të tjerë që e shoqëronin Melonin.

Meloni ka qenë e shoqëruar nga familjarët e saj, të cilët kanë qëndruar më shumë se 90 minuta së bashku në ambientet lokalit, ku kanë qenë dhe qytetarët italianë.

Për sigurinë e saj dhe familjes zona u rrethua nga forca të shumta sigurie, por dalja publike nuk i shpëtoi dot kamerave.

Qëndrimin prej 4 ditësh të Melonit në Shqipëri e komentoi edhe gazeta e njohur italiane ‘La Stampa’ e cila në një shkrim të sajin thotë se ajo që duhet të ishte një vizitë disa orëshe u kthye në një festë katër ditore në plazhet e smeraldta të bregdetit të Adriatikut, mes Vlorës dhe Dhërmiut.

rama meloni takim vlore

Lini një Përgjigje