TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2024, 21:18

Miratimi i rezolutës së PS, Murrizi: Korrupsioni nuk luftohet me slogane

Shkruar nga Pamfleti

Miratimi i rezolutës së PS, Murrizi: Korrupsioni nuk luftohet me

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi ka folur lidhur me miratimin e rezolutës antikorrupsion nga PS. 

Ai u shpreh se asnjë lloj korrupsioni nuk luftohet me slogane dhe as me rezoluta, teksa shtoi se Rama nuk ka arsye pse bëhet palë me opozitën.

“Nuk e shoh miratim në heshtje, e kundërta do më habiste po të ndodhte.

Të votosh platformën apo sloganin elektoral të partisë Socialiste që do jetë për fushatën e 2025-ës ‘’Shqipëria 2030’’ nuk e di pse duhet të bëhet palë një opozitë.

Ajo është thjesht një demagogji. Asnjë lloj korrupsioni nuk luftohet me slogane, as me rezoluta.

Edhe OKB e miratoi Rezolutën pas 25 vitesh për viktimat e Srebrenicës por nuk i ngjall më ato, është përkujtimore.

Rama nuk e di për çfarë e ka këtë lloj përkujtimore”, tha Murrizi për “Ora News”.

Lini një Përgjigje