TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Mars 2024, 19:13

Meta garë me Berishën për mbështetjen e grekëve, takon të atin e Belerit dhe sulmon me gjuhën e Athinës

Shkruar nga Pamfleti

Meta garë me Berishën për mbështetjen e grekëve, takon

Ilir Meta duket se është kthyer në avokatin më të madh të Fredi Belerit. Ashtu si Berisha, edhe ai ka hyrë në garë për të marrë mbështetjen e Athinës.

Meta është njohur për relatat e forta me Greqinë dhe duket se tani po del në identitet. Ai ka takuar sot të atin e Fredi Belerit dhe ka folur me gjuhën e Athinës sa i takon akuzave ndaj kraut të OMONIA.

Jam sot në Himarë, pranë Petro Belerit, babait të të rrëmbyerit politik nga banda në pushtet, që e ka rrëmbyer pikërisht për të rrëmbyer pronat e himariotëve në mënyrë që të pastrohen paratë e drogës dhe krimit të organizuar.

Himara do ja tregojë vendin edhe nga burgu, regjimit të pengmarrësve dhe do t’ua tregojnë gjithmonë siç ja u ka treguar osmanëve njëherë e një kohë dhe siç ja u ka të gjithë pushtuesve dhe zaptuesve.

Nga e hëna do bëj kërkesën për të vizituar të rrëmbyerin politik në një vend anëtar të NATO-s, në një vend që synon të çelë negociatat me Bashkimin Europian dhe të anëtarësohet, në një vend ku mbretëron arbitrariteti dhe jo vullneti i qytetarëve dhe demokracia.

Përshëndetje të gjithë himariotëve trima dhe guximtarë që u kanë dhënë shembull të gjithë shqiptarëve se si duhet sfiduar ky regjim grabitës dhe intimidues”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje