
Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka folur dhe për hetimet lidhur me çështjen e ’21 janarit’. Ai tha se nuk i druhet hetimeve.
Sipas Bashës çështja po përdoret politikisht, por se ngjarja duhet të zbardhet deri në fund. Ndër të tjera Basha tha se ’21 janari’ u bë për Ilir Metën.
“Nuk i druhem hetimeve. Çështja po keqpërdoret politikisht. Të zbardhet ngjarja pa ndërhyrje politike. Kjo ngjarje ka dhe një aspekt njerëzor, që është dhimbje.
Mos harrojmë që 21 janari u bë për Metën dhe më pas Meta u fut në qeveri. Kjo qelbet era hipokrizi”, deklaroi Basha.
Lini një Përgjigje