
Deputeti i Partisë Demokratike, Evin Salianji, ka hedhur akuza se korrupsioni në vend është instaluar nga Partia Socialiste dhe Edi Rama. Sipas tij Rama e ka mbyllur ciklin e tij.
Gjatë një takimi me demokratët e Fierit, Salianji tha se sot nuk gjen asnjë ministri, asnjë fushë të pushtetit të Edi Ramës, që nuk është i kalbëzuar.
“Si ndjehet një socialist që mbush sheshet për Edi Ramën, që është komisioner e vëzhgues, kur sheh se si mbushin xhepat drejtuesit me paratë e shëndetësisë, e bashkisë, duke vjedhur taksat e qytetarëve.
Si ndjehen ata kur shohin ministren e PS-së falsifikon pronën, e merr në Himarë, Rama e shpall investiture strategjike, dhe Edi Rama vijon ta mbrojë duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës.
Si duhet të ndihet çdo socialist kur sheh se energjia, mundi i tyre, shkon për privilegje e punë të PS-së”, tha Salianji.
Në vijim deputeti i PD-së, tha se Armando Subashi duhej të përballej me drejtësinë për inceneratorin e Fierit, por e panë si bankomat dhe u shpëtua.
“Koha na ka dhënë të drejtë në çdo denoncim që kemi bërë ndaj çdo zyrtari, por nuk kemi asnjë gëzim e lumturi, kur sheh se në çfarë derexheje e katandisi shtetin Edi Rama.
Ndaj liderit të opozitës u aplikuan të gjitha format për ti mbyllur gojën”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje