Me çfarë e kërcënoi Babloku kandidatin e tij?/ Çdo ditë, rivali opozitar po publikon dokumente nga abuzimet e vjedhjet, që krye bashkiaku i PS, Gjolekë Guci ka bërë në 4 vite, mes tyre edhe blerjen e një Fuoristrade për vete, me vlerë 50 mijë Euro në muajin shkurt 2023, duke përdorur fondet sociale dhe ato të emergjencave
Memaliaj është një qytet dhe Bashki e vogël, por kandidati opozitës Albert Malaj, po bën një fushatë konkrete në çdo qendër banimi, paçka se punonjësit buxhetorë janë kërcënuar nga deputetët Mirela Kumbaro e Laert Duraj, me largime nga puna nëse takojnë kandidatin rival.
Ndërsa banorët që nuk kanë lidhje me borderotë e pushtetit, takohen masivisht me kandidatin opozitar Albert Malaj, i cili po i informon me dokumente, për vjedhjet që ka bërë në 4 vite krye bashkiaku “rilindës” Gjolek Guci, ose “Gjolekë hajduti”, siç e quajnë banorët.
Ndërsa PS-ja lokale me patronazhistë, aktivistë e zyrtarë të Bashkisë Memaliaj, që janë përhapur nëpër zona me mashtrime, qese ushqimesh, 50 mijë lekësha e shlyerje listash në dyqanet e fshatrave, nuk po thonë asnjë fjalë kundër kandidatit opozitar.

Jo se “lukunia e bubuzhelëve” të PS nuk e ka zakon dhe mision denigrimin e kundërshtarit në këto zgjedhje, por sepse kandidati rival Albert Malaj, është figurë e pastër personalisht e si trung familjar, pa vese dhe pa asnjë punë të zezë, siç ka bërë kryetari e kandidati socialist i Memaliajt.
Madje as Edi Rama, që ka denigruar të gjithë kandidatët e opozitës, gjatë takimit në Memaliaj, nuk tha asnjë fjalë për kandidatin opozitar Albert Malaj, mbasi është figurë pa vese e pa “njolla”.
Përkundrazi, Bablokut që i duhet fitorja në të gjitha bashkitë e jugut, kërcënoi kandidatin e tij krye bashkiak në detyrë, Gjolek Guci, se nëse humbet më 14 maj, nuk do ketë më vend në PS, se do t’i largojë gruan nga detyra Shefe në Bashkinë e Tiranës dhe do t’i “hapë letrat e vjetra”.
Ndoshta, me “letrat e vjetra” të krye bashkiakut të Memaliajt, Gjolek Guci, Babloku e ka fjalën për korrupsionin, vjedhjet dhe falsifikimet që ka bërë me legalizime e leje ndërtimi në vitet 2011-2013 në Njësinë Bashkiake nr. 6 të PS, dhe si Drejtor i Njësie i OSHEE- Tiranë e Përgjegjës Sektori në Ujësjellësin e Tiranës më 2014-2019, prej nga është shkarkuar për punë të pista.
Ose e ka fjalën për dosjen e zezë të 2 viteve emigrant në Greqi më 1991-1992, kur bënte aventura, me pasaportë false me emrin Spiro Kuremenos dhe atësi Jorgo e amësi Antigoni, i kallëzuar penalisht nga dropulliti që kishte këto të dhëna personale.

Prandaj kryetar Gjoleka është në panik për vota, duke përdorur çakëll elektoral në fshatra, mashtrime për punësime në Tiranë, qese mielli, lekë e shlyerje listash ushqimore në dyqane,
Ndërsa rivali Albert Malaj po bën fushatë me figurën e tij të pastër, me program konkret e publikim të vjedhjeve që ka bërë kryetari i PS, që banon në Tiranë e shkon 1 herë në javë në Memaliaj. /Pamfleti
Lini një Përgjigje