TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 11:23

Thesari i Shtetit i bllokon “gomarit” të Kamzës 7.8 milionë Euro tenderë gjatë fushatës; nuk ishin parashikuar në buxhet

Shkruar nga Pamfleti
Thesari i Shtetit i bllokon “gomarit” të Kamzës 7.8
Rakip Suli, "Gomari" i Kamzës

Firmat që po bëjnë punimet me fondet e tyre private, janë mashtruar e duhet të kuptojnë se e vetmja mundësi për të marrë milionat është rruga gjyqësore; ose për të mos humbur më shumë, të ndërpresin punimet elektorale tani që i kanë filluar, ose të tërhiqen pa filluar dhe t’i marrin ryshfetet 20% që i kanë dhënë Rakip Sulit...

Gjatë kësaj fushate, krye bashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, po vepron me tenderët për të bërë propagandë elektorale dhe për të vjedhur sa të mundet, duke përsëritur skemën e mashtrimit që bëri paraardhësi i tij Xhelal Mziu, 5 muaj para largimit nga detyra me 10 milionë Euro tenderë.

Burime nga Ministria e Financave që ka në vartësi Thesarin e Shtetit, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se gjatë kësaj fushate elektorale, “gomari” i Kamzës ka bërë 21 procedura tenderimi punimesh, të paplanifikuara në buxhetin e viteve 2023-2024.

Vlera totale këtyre tenderëve jashtë planifikimit buxhetor është 7.8 milionë Euro, të cilat Rakipi i ka prokuruar, pa i pasur në buxhetin që Bashkisë i jep shteti dhe pa fond nga të ardhurat lokale, duke krijuar një borxh që shteti nuk e njeh.

Firmat “Kupa Sh.p.k” e “Korabi 2007 Sh.p.k” të Shkëlqim Kupës, “EURO-ALB” e Bujar Muratit që u arrestua për kanalin e Lushnjës e 4 firma të tjera, kanë marrë  tenderët në pazare me Rakip Sulin, por Bashkia nuk ka fonde për to.

Pra, ata po bëjnë punime me lekët e tyre, mbasi Ministria e Financave dhe Thesari i Shtetit, nuk mund të bëjnë as 1 qindarkë likuiditet për ta, sepse “de facto”, krye bashkiaku i ka angazhuar privatisht në punë publike pa pasur fonde, duke i bërë për propagandë votash.

Mjafton ky fakt, që 7 firmat e mashtruara nga Kipja i Kamzës, të ndërpresin punimet në rrugët elektorale, ose 7.8 milionë Euro që po harxhojnë nga xhepi i tyre, do t’i kërkojnë me gjyqe.

Ndërsa “gomarin” Rakip Suli, duhet ta kapin për “veshi” e t’i kërkojnë 20%-shat që i kanë dhënë për të marrë tenderët, me besimin se do fitojnë miliona lekë./Pamfleti

gomari i kamzës thesari i shtetit

Lini një Përgjigje