Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu i ftuar në një intervistë televizive, duke folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, është shprehur se Rama e ka vendosur veten në krye të fushatës, sepse nuk e ka përcaktuar ende se kush do të jetë trashëgimtari i tij në PS.
“Do ndaloj në disa elementë të kësaj fushatës. E para, që duhet të krijojë një fushatë është besimi. E dyta është se nuk ka fushatë mes kandidatëve lokalë, nuk ekziston, as për programin, as çfarë ka ndodhur në 4 vitet e kaluara.
Fushata është për mandatin e 4-të. Figura e Ramës me të gjithë kryetarët e bashkive, po tregohet qartë se në PS-ja ende nuk është përcaktuar për trashëgimtarin e saj. E ky fakt, sjell që figura e Ramës është duke u përgatitur për pas datës 14 maj.
Për faktin që fushata ka liderin dhe një kandidat për bashki, kjo i bie se njerëzit që kanë besim tek Edi Rama, po shikojnë liderin e PS-së si kandidat për mandatin tjetër’’, tha Baton Haxhiu.
Haxhiu gjithashtu ka sulmuar Erion Veliajn në fushatën e tij. Haxhiu është shprehur se do ti vinte turp po të merrte mbështetjen e atyre njerëzve që kanë dalë pro Erion Veliajt.
Duke komentuar mesazhin e Rita Orës, Haxhiu u shpreh se ajo ja ka futur kot, pasi jeton në një botë tjetër.
‘Do të ndihesha i turpëruar po kisha pasur përkrahjen e atyre njerëzve, me të thënë të drejtën. Nuk do të kisha pasë guxim të dilja në qytet.Këto ndodhin, por ndodhin me një arsye, ndodh për një çështje. Cila është çështja që e përkrahi një këngëtar.Problemi është se fuqia ime është e vogël në krahasim me ta.
Pesha e fjalisë së Rita Orës nga distanca për diçka është një lidhje personale, pas pasur asnjë ndjenjë, se çfarë duket. Është guxim me folë për një njëri, për një vend nga distanca. Ti mundesh me gjetë një moment tjetër për të lavdëruar dikë.Mënyra është e vrazhdët, është pa shije. Duhet me pasë guxim që pashijen ta vendosësh në fushatë. Dhe ca me ju thënë këtyre njerëzve unë, kur ka guxim njëri për ti vendosur kush janë ata.Problemi nuk janë lidhjet private. Ashtu fjali nuk përdoren, jeton në një botë tjetër Rita Ora, jeton në një botë e cika e din çfarë pijari. Ja ka futë kot, kot ja ka fut’, u shpreh Haxhiu.
Lini një Përgjigje