TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 10:24

Sarandë/ Adrian Gurma, ‘KÇK’ para ikjes; 2.3 milionë Euro për pastrim plehrash e mbushje gropash

Shkruar nga Pamfleti
Sarandë/ Adrian Gurma, ‘KÇK’ para ikjes; 2.3
Adrian Gurma

Këta tenderë nuk janë të planifikuar në buxhetin e vitit 2023, por krye bashkiaku në ikje nuk qenka “ngopur” gjatë 4 viteve, dhe po nxiton të zhvasë sa të mundet deri ditën kur të dorëzojë çelësat...

Përveçse nuk po merr pjesë në fushatën e kandidatit Oltion Çaçi të katapultuar nga Durrësi prej Bablokut, krye bashkiaku “rilindës” i Sarandës, Adrian Gurma, po boshatis arkën e bashkisë me një seri tenderësh të përshpejtuar, dhe po e zhyt në borxhe me tenderë të paplanifikuar.

Në datën 2 maj, krye bashkiaku në ikje, ka njoftuar shpalljen e tenderit 1.6 miliard lekë me TVSH, me objekt: “Pastrimi dhe largimi i mbetjeve urbane të qytetit të Sarandës” me afat kontrate 1 vit, ndërkohë që për pastrimin ka një kontratë të paguar deri më 31 janar 2024.

Sarandë/ Adrian Gurma, ‘KÇK’ para ikjes; 2.3

Mirëpo krye bashkiaku Gurma, ka vendosur ta bëjë tenderin 8 muaj para afatit dhe 1 muaj para se të dorëzojë çelësat e zyrës, me qëllim që llokmën ta marrë vetë e të mos ia lërë pasardhësit, sidomos kandidatit Oltion Çaçi të PS, që e spostoi nga ri- kandidimi.

Edhe sikur 5% të jetë ryshfeti në tenderin 1.6 miliardë lekë, pjesa e tij do jetë 80 milionë lekë të vjetra vetëm duke hedhur një firmë në ikje, por sipas bizneseve e zyrtarëve të Bashkisë, për tenderin e plehrave e ka pjesën 25%, prandaj Saranda nuk pastrohet.

Përveç tenderit të plehrave, krye bashkiaku Adrian Gurma ka bërë me procedurë të përshpejtuar e pa garë edhe këto tenderë, që nuk janë të planifikuar në buxhetin e vitit 2023:

- Tender 190 milionë lekë me TVSH, për riparim rrugësh në Ksamil.

- Tender 183 milionë lekë me TVSH, për riparim infrastrukture të brendshme në Ksamil.

- Tender 291 milionë lekë me TVSH, për riparim rrugësh të brendshme në qytetin e Sarandës.

- Katër tenderë me vlerë 210 milionë lekë me TVSH, për rikonstruksion të rrugës nr.47, të rrugëve në lagjen nr.3 e Lugu i Dardhës në qytetin e Sarandës dhe në njësitë Metoq, Berdenesh, Çukë e Manastir.

Pra, Adriani i Sarandës, nuk qenka “ngopur” gjatë 4 viteve krye bashkiak, dhe po nxiton të zbatojë skemën KÇK deri ditën që do dorëzojë çelësat./Pamfleti

adrian gurma kÇk tender pastrimi

Lini një Përgjigje