TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Maj 2023, 10:37

“Agallarët” e Bashkisë Elbasan harxhojnë 7100 litra karburant në muaj; 2100 litra vetëm Gledian Llatja

Shkruar nga Pamfleti
“Agallarët” e Bashkisë Elbasan harxhojnë 7100 litra
Gledian Llatja

Kryetari i zhvat qytetarët me çmime të larta uji, u merr taksat me polici e kamatë-vonesë dhe milionat i bën “rrush e kumbulla”, madje i vjedh edhe nëpërmjet tenderëve, por sërish ka dalë e kërkon vota për mandatin e dytë

Gjatë fushatës, Krye bashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja nuk po bën asnjë sqarim konkret, se si i ka shpenzuar fondet dhe të ardhurat nga taksat e tarifat, që u ka marrë me dajak edhe familjeve të varfra e bizneseve të mbyllur.

Përveç fondit të pagave e argëtimit që është 66% e buxhetit vjetor të Bashkisë Elbasan, kryetari Gledian Llatja, paguan edhe 7100 litra karburant në muaj për makinat e tij dhe shefave të administratës e sektorëve, pa përmendur karburantin “lum” për mjetet e punëve publike.

“Agallarët” e Bashkisë Elbasan harxhojnë 7100 litra

P.sh., për 9 vetura që kanë 4 shefat kryesorë të Bashkisë-Elbasan, 3 nga të cilat i ka kryetari Gledian Llatja, mes tyre 1 makinë private, paguhen 2800 litra karburant, ndërsa 1500 litra në muaj nga kjo sasi i përlanë kryetari, por nga krejt shuma totale e bashkisë rrumbullakos 2100 litra në muaj.

Po kështu, vetëm 4 shefat e Policisë Bashkiake e Inspektoratit të Territorit, marrin nga 500 litra në muaj secili; 12 kryetarët njësive administrative marrin nga 50 litra në muaj, ndërsa 1700 litra karburant në muaj u jepen përgjegjësve të gjelbërimit, pastrimit, ndriçimit, mjedisit etj.

Saktësojmë, se në vitin 2022, sasia e karburantit që harxhonte kryetari Gledian Llatja dhe shefat e tjerë të Bashkisë së Elbasanit ishte 5400 litra në muaj, ndërsa me Vendim nr. 5, datë 31 janar 2023, me objekt “Disiplinimi i harxhimit të karburantit për administratën”,  sasia u bë 7100 litra në muaj, ose 85 mijë e 200 litra në vit.

“Agallarët” e Bashkisë Elbasan harxhojnë 7100 litra

Pra, kryetari i zhvat qytetarët me çmime të larta uji, u merr taksat me polici e kamatë-vonesë dhe milionat i bënë “rrush e kumbulla”, madje i vjedh edhe nëpërmjet tenderëve, por ka dalë e kërkon vota për mandatin e dytë.

Në redaksi, na ka ardhur një dokument tjetër zyrtar i Bashkisë Elbasan, që tregon se qysh prej datës 1 shkurt 2023, kryetari Gledian Llatja paguan 63 punonjës administrate tepër e pa bërë asnjë punë./Pamfleti   

gledian llatja bashkia elbasan karburanti

Lini një Përgjigje