TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 16:25

Mediu zbulon prapaskenat: Listat për deputetë u mbyllën nga PD, mbështesja propozimin e PS

Shkruar nga Pamfleti

Mediu zbulon prapaskenat: Listat për deputetë u mbyllën nga PD,

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, listat e kandidatëve për deputet do të jenë në 1/3 e tyre (pjesa preferenciale) të mbyllura, ndërsa në 2/3 të hapura, çka do të thotë se do të ketë zhvendosje në listë bazuar në votat preferenciale të kandidatëve.

Pasi Kuvendi miratoi këtë formulë dhe Kushtetuesja rrëzoi ankimin e partive të vogla, pati akuza se gjithçka ishte në një marrëveshje mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, përmes të dërguarve të tyre në negociatat për Kodin.

Një deklaratë sot e Fatmir Mediut ka zbardhur prapaskenat, madje ka zbuluar se formula që do të aplikohet në zgjedhje ishte një propozim i PD-së.

Në një intervistë për  “A2”, Mediu theksoi se mbyllja e listave që u miratua bashkë me PS, ishte propozim i Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë, Mediu ka zbuluar atë që me zë dhe figurë është mohuar nga demokratët e drejtuar nga Sali Berisha.

Unë kam qenë për sistemin me garë të hapur. Biles që të jem i sinqertë kam qenë më tepër në favor të asaj që propozoi zoti Gjiknuri, sesa të kësaj sot. Sepse kishte më tepër mundësi për të bërë garë si ata që ishin tek pjesa e parë e listës dhe ata që ishin tek pjesa e fundit e listës. Zgjedhja ishte e Partisë Demokratike për këtë kod zgjedhor”, u shpreh Mediu.

Ndryshimet në Kod lidhur me listat e kandidatëve u miratuan në 26 korrik, ku PS dhe PD e Berishës bashkuan votat, ndërsa më parë ishte zhbërë Komisionin ad hoc i Reformës Zgjedhore.  

Lini një Përgjigje