TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 13:06

Sali Berisha hyn në burgun e Fierit, takon Ervin Salianjin

Shkruar nga Pamfleti
Sali Berisha hyn në burgun e Fierit, takon Ervin Salianjin
Sali Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024  për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në burgun e Fierit për të zhvilluar një takim me ish-deputetin e burgosur në këtë institucion, Ervin Salianji.

Ai shoqërohet nga deputeti Flamur Noka.

Deputeti demokrat prej muajit shtator po qëndron në burgun e Fierit, pasi gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg ndaj tij për kallëzim të rrëmë në lidhje me dosjen “Babalja”.

Më herët, ish-deputeti Salianji është vizituar dhe nga zyrtarë të tjerë të Partisë Demokratike.

Aktualisht çështja për të cilën është dënuar Salianji ndodhet në Gjykatën e Lartë, pasi ish-deputeti demokrat ka bërë rekurs. 

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji arrestua më 27 shtator 2024 një ditë pasi trupa gjykuese e gjykatës së Apelit me një votim unanim lanë më 26 shtator në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës të 18 dhjetorit 2019 e cila shpallte fajtor Salianjin për ‘kallëzim të rremë’ lidhur me për audio-përgjimin e dosjes Babale dhe e kishte dënuar me 1 vit burg. 

Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Berisha që kur u dënua Salianji fliste nga dritarja e rrugës së shpresës, tha se deputeti u burgos pasi sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të ish-ministrit Fatmir Xhafa

Sipas tij, Rama do një Shqiëpri pa opozitë dhe të eliminojë kundërshtarët politikë.

“Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale.

Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë”, tha Berisha./ Pamfleti

 

sali berisha ervin salianji

Lini një Përgjigje