TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 16:16

Berisha u pret shpresat Këlliçit, Bardhit & CO: Në politikë derisa të marrë frymë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha u pret shpresat Këlliçit, Bardhit & CO: Në

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se u ka prerë shpresat atyre që janë “mprehur” për të marrë drejtimin e opozitës. Sot ai shkoi në burgun e Fierit, ku takoi Salianjin.

Gazetarët e pyetën Berishën nëse do të tërhiqet nga politika nëse humbet zgjedhjet e 11 majit. Por ai e bëri të qartë se nuk ka ndërmend të ndërmarrë një hap të tillë. Gazetarët e pyetën dy herë dhe ai ju shmang, duke thënë prerë se sa të ketë frymë do jetë në politikë.

Përmbysja e diktaturës, është misioni për të cilin unë zotohem deri në orën e fundit të jetës sime. PD ka marrë mision të ri, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri, është diktaturë e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve”, tha ai.  

Në PD ka shumë emra si Belind Këlliçi, Gazmet Bardhi e të tjerë që presin që pas humbjes së zgjedhjeve të marrin drejtimin e partisë.

Lini një Përgjigje