TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 13:39

E vizitoi në burgun e Fierit, Berisha i shkon me dhurata Ervin Salianjit

Shkruar nga Pamfleti
E vizitoi në burgun e Fierit, Berisha i shkon me dhurata Ervin Salianjit
Berisha viziton Ervin Salianjin në burgun e Fierit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në burgun e Fierit për të takuar ish-deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Siç duket nga pamjet, shoqëruesi i Berishës mban në duar një qese kartoni që me siguri bëhet fjalë për ndonjë dhuratë që kryedemokrati ka zgjedhur t’i bëjë Salianjit.

Berisha shoqërohet edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit prej datës 27 Shtator 2024. Ish-deputeti akuzohet për “kallëzim të rremë publik” në lidhje me çështjen “Babale” pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e Salianjit me 1 vit burg.

Arrestimi i tij u pasua me një sërë reagimesh politike të krahut të djathtë, të cilët e cilësuan dënimin e tij me burg si vendimmarrje politike.

 

berisha salianji vizitë në burgun e fierit

Lini një Përgjigje