TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2025, 11:21

Leka Bungo nuk firmos hapjen e garës për Drejtor i Përgjithshëm të RTSH

Shkruar nga Pamfleti

 Leka Bungo nuk firmos hapjen e garës për Drejtor i

Çfarë prapaskenash luhen për garën e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së në këtë vit elektoral?

Duke parë vendimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së për hapjen e garës në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, bie në sy mungesa e firmës së kryetarit të këtij këshilli, Leka Bungo.

Megjithëse njoftimi është zyrtar dhe i firmosur nga gjithë anëtarët, mungesa e firmës së kryetarit lë shumë pikëpyetje. Kryetari i këshillit këmbënguli që në mbledhjen e dhjetorit për hapjen e garës, por këshilli votoi kundër kërkesës së tij.

Atë ditë bashkë me z. Bungo u fut në ambientet e RTSH-së edhe zonja Iris Luarasi, duke bërë një demonstrim force para këshilltarëve dhe stafit të RTSH-së.

Leka Bungo u mburr koridoreve se tashmë ka gjetur njeriun e duhur, ndryshe nga 3-4 drejtorët e tjerë me të cilët zhvilloi luftë pafund. -Tashmë kam gjetur njeriun që më bindet,- është mburrur me krenari Leka.

Edhe në mbledhjen e janarit ai ka kërkuar me ngulm që të hapet gara. Ky ishte edhe mendimi i këshilltarëve.

Vendimi u mor me unanimitet. Por Leka Bungo nuk firmosi vendimin e këshillit, gjë që e bënë të gjithë këshilltarët e tjerë.

A është dakord Leka me hapjen e garës për drejtor i përgjithshëm, apo i ndërroi mendja papritur?!

Kërkon të bëhet pengesë për ndonjë arsye specifike? Çfarë prapaskenash luhen për garën e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së në këtë vit elektoral?

Ditët që vijnë do ta qartësojnë situatën./Pamfleti

 

leka bungo drejtor i përgjithshëm i rtsh

Lini një Përgjigje