TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Tetor 2025, 15:46

Mediu tregon prapaskenat: Kam luftuar me Bashën për të mos djegur mandatet!

Shkruar nga Pamfleti

Mediu tregon prapaskenat: Kam luftuar me Bashën për të mos djegur

Kreu i Republikanes, Fatmir Mediu u shpreh se ai ka luftuar me Lulzim Bashën që mos të digjeshin mandatet.

Mediu tha se reforma zgjedhore nuk duhet të bëhet me kulisat e PS-së.

Kam qenë ndoshta ngatë vetmit, që kam luftuar me zotin Lulzim Basha për të mos djegur mandatin. Edhe për reformën zgjedhore e kam thënë, që nuk bëhet me kulisat e PS. E dimë shumë mirë se çfarë ndodh. Kjo ka rezultuar e vërtetë. Opozita ka nevojë për transparencë. Ne iu kemi vrarë shpresën disa njerëzve në PR apo te Partia Agrare. Jam kaq demokrat, sa e vlerësoj dhe zotin Berisha. Kam qenë në të njëjtën llogore me të.”, tha Mediu.

Mediu kujtoi dhe idenë e tij dhe të zotit Duka, për krijimin e një Konfederate me parti opozitare.

Bashkë me zotin Duka ne hodhëm idenë e krijimit të Konfederatës. Ideja ishte që nëse do t’i biesh bashkë autoriteteve, e ke të vështirë. Ne atë kohë i bëmë thirrje zotit Basha dhe zotit Lapaj. I thash hajde krijojmë një konfederatë që mos të krijojmë se kush është lideri, por ideja.”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje