TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 21:51

Më i votuari në rradhët e PS në Tiranë, Gonxhja: Rezultat befasues, ende s’kam folur me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Më i votuari në rradhët e PS në Tiranë, Gonxhja:

Ministri i Ekonomisë, Inovacionit te Kulturës, Blendi Gonxhja, i cili garon për deputet në listën e PS-së për Tiranën, tha se ndjehet i vlerësuar që njerëzit e kanë votuar dhe mbështetur në këtë garë.

Reagimi i ministrit vjen në një kohë kur nga votat e numëruara elektronikisht në Vorë dhe Njësinë 10 në Tiranë, ai ka marrë 4759 vota.

Në emisionin “Dekalog”, Gonxhja tha se ende nuk ka komunikuar me Edi Ramën. 

“Është një sukses i PS ky rezultat i zgjedhjeve. Në fushatën time kam qenë më i fokusuar në Kombinat dhe kam bërë shumë takime në ato zona ku kam pasur një njohje më të madhe, siç ishte edhe Vora, nga ku erdhën votat më të marta në këto zgjedhje për mua si kandidat në listë të hapur të PS, deri më tani.

U ndjeva krenar por edhe shumë mirënjohës, për të gjithë ata që më kanë votuar. Ky është një moment shumë emocionues, që e përjetoj për herë të parë.

Nuk kam komunikuar ende me kryesocialistin Edi Rama, por kemi kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e qarkut.

Pres të marr ende vota nga diaspora, zona e Kamzës, Kombinati”, u shpreh zoti Gonxhja.

 

Lini një Përgjigje