TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2023, 21:34

Mbyllja e fushatës, Berisha paralajmëron Ramën: Mund të vjedhësh një kovë vota, por lumin nuk e grabit dot

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllja e fushatës, Berisha paralajmëron Ramën: Mund të
 

Ish-kryeministri Sali Berisha, e mbylli fushatën zgjedhore duke sulmuar kryeministrin Edi Rama.

Berisha iu drejtua kreut të qeverisë nga sheshi "Nënë Tereza", duke i thënë se mund të arrijë të ndikojë në “një kovë vota” por se nuk do të arrijë kurrsesi të vjedhë lumin e votave më 14 maj.

Kalojnë në skuta me sejmenët e tij dhe shpërndajnë para.

I them, mund të vjedhësh një kovë në lumin që rrjedh, mund të vjedhësh një votë, por lumin nuk e vjedh dot.

Të garantoj që rryma e tij, rryma e ndryshimit, rryma e fitores do të të marrë përpara dhe do të të çojë atje ku e meriton.

Edi Rama hiq dorë se populli është në këmbë, Shqiptarët sot janë më krenarë se kurrë me votën e tyre, janë më të vendosur të mbrojnë liritë e tyre”, tha ai.

Lini një Përgjigje