TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2024, 10:43

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, seanca e parë pas arrestimit të Metës

Shkruar nga Pamfleti

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, seanca e parë pas arrestimit

Kuvendi i Shqipërisë do mbajë sot seancën e plenare të radhës, në orën 17:00.  Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.10.2024. Në kuadër të javës së gjelbërt, pritet që të diskutohen çështjet e evidentuara nga zgjedhësit e qytetarët në terren.

Diskutimet do të zgjasin jo më shumë se 4 orë. Seanca plenare e 17 tetorit u shoqërua me tensione, pasi opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, vijoi mosbindjen civile.

Protesta u përshkallëzua pasi deputetë të opozitës u përplasën me Gardën jashtë ambienteve të Kuvendit si dhe me forcat e Policisë.

Kujtojmë se ditën e nesërme në orën 17:00 opozita ka paralajmëruar protestën e radhës, ku element i ri do të jetë bllokimi i disa akseve kryesore të vendit, jo vetëm në Tiranë.

 

kuvendi i shqiperise

Lini një Përgjigje