TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Janar 2026, 12:05

Mbledhja e Grupit të PS/ Rama predikon BE-në, deputetët të hutuar dhe të trembur (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti

Pamjet nga mbledhja në Pallatin e Brigadave tregojnë deputetë të shpërqendruar, ndërsa Kryeministri flet për integrimin në BE.

Mbledhja e Grupit të PS/ Rama predikon BE-në, deputetët të
Edi Rama

Ditën e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon një mbledhje në Pallatin e Brigadave, ku kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i PS-së, Edi Rama, po mban fjalën hyrëse përpara deputetëve socialistë.

Megjithatë, gjatë fjalimit të Ramës, në sallë u vunë re momente ku disa anëtarë të grupit parlamentar dukeshin të shpërqendruar dhe pak të angazhuar me mesazhet e tij. Pamjet nga mbledhja tregojnë deputetë të fokusuar në biseda anësore apo dokumente, ndërsa Kryeministri fliste për objektivat politike dhe integrimin europian.

Mbledhja e Grupit të PS/ Rama predikon BE-në, deputetët të
Milva Ekonomi

Mes tyre, është vënë re edhe Milva Ekonomi, e cila nuk dukej e përfshirë aktivisht në ndjekjen e fjalës së Ramës, një detaj që nuk i shpëtoi vëmendjes së mediave dhe opinionit publik.

E njëjta situatë edhe me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro që më shumë sesa po dëgjonin kreun e tyre, duken si të trembur.

Mbledhja e Grupit të PS/ Rama predikon BE-në, deputetët të
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro

Mbledhja vjen vetëm pak ditë përpara nisjes së sesionit parlamentar për vitin 2026.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se brenda dy viteve Shqipëria duhet të përmbushë kushtet kyçe për integrimin në Bashkimin Europian, duke kërkuar angazhim maksimal nga deputetët dhe strukturat e partisë.

"Prej vetëm 2 vitesh, Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet për të mbyllur negociatat e anëtarësimit sikundër e kemi të qartë nga plani që kemi në tryezë i dakordësuar me BE, dhe sikundër e kemi bërë të qartë edhe për opinionin publik. Akoma sot edhe brenda grupit, lërë pastaj brenda partisë, nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në ;pikëpamje të sfidës dhe barrës së detyrimeve përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga procesi i negociatave dhe pastaj përmbushja e kushteve për të përballur përfshirjen në një realitet të ri siç është realiteti i një tregu prej 450 mln njerëzish, ku Shqipëria e integruar do jetë një pikë uji në oqean. Sfida për të gjithë sektorin prodhues dhe për institucionet do jetë e shumëfishtë", tha Rama.

Pas fjalimeve hyrëse, takimi pritet të fokusohet në raportet zyrtare të komisioneve parlamentare, me nga 10 minuta për çdo kryetar komisioni dhe diskutime të kufizuara deri në 2 minuta për çdo folës. Ndër emrat që do të raportojnë janë Milva Ekonomi, Ulsi Manja, Bledar Çuçi, Blendi Klosi, Anila Denaj, Evis Kushi, Eduard Shalsi, Iris Luarasi, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri dhe Arbjan Mazniku.

Mbledhja pritet të përfundojë rreth orës 15:00.

 

rama predikon be-në rupi parlamentar e injoron

2 Komente

  1. A
    Anisa

    U mblodh ceta, per te ndare placken e vjedhur. Po flet kreu organizates. Te gjithe po mendojne te ardhmen e tyre. Ngjan pak me ato mbledhjet e byrose politike, kur beheshin goditjet ne parti.

    1. M
      MERC3DES B3NZ

      Asnjë opozitë e fortë, asnjë luftë për pushtet, terreni është i lirë për Ramën. Bravo Rama! Njerëzit e pandjeshëm dhe të paorganizuar me siguri do të jenë humbës. Mashtrimi dhe plaçkitja bëhen fakt nga mundësia e krijuar...

      Lini një Përgjigje