TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2025, 21:01

Mashtrimi i PS-PD/ Krahasimi me 2021, ja sa deputetë nxjerr çdo parti nga lista e hapur dhe e mbyllur në secilin qark!

Shkruar nga Pamfleti

Mashtrimi i PS-PD/ Krahasimi me 2021, ja sa deputetë nxjerr çdo

KQZ nxjerr dokumentin, ja si do të bëhet ndarja në çdo qark e kandidatëve në listat e hapura dhe të mbyllura...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë sot në pah mashtrimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës me listat e hapura. Të dy na u mburrën se për herë të parë listat do jenë shumica të hapura, por në fakt është krejt e kundërta. Pjesa dërrmuese janë të mbyllura dhe të hapur janë vetëm disa.

KQZ ka llogaritur se çdo parti ka në listë të mbyllur 46 deputetë, ndërsa pjesa tjetër mbetet e hapur.

Pamfleti” po bën një krahasim me rezultatet e zgjedhjeve të 2021, për të treguar se sa të hapura janë vërtetë listat.

Berat, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar dhe 5 nga lista e hapur. Në zgjedhjet e 2021, PS mori 5 mandate në Berat dhe PD vetëm dy. Pra nëse jemi tek i njëjti rezultat, nga PS 3 deputetë janë te lista e hapur, ndërkohë nga PD kemi zero. Të dy deputetët dalin te lista e mbyllur.

Dibër, 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura. Në 2021, PD mori 3 mandate dhe PS 2. Nëse mbetemi tek i njëjti krahasim, vetëm 1 mandat del nga lista e hapur.

Durrës, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur. Në 2021, PS mori në Durrës 8 mandate, pra kemi vetëm 3 në listë të hapur. PD mori 6 mandate, nëse mbetemi tek i njëjti rezultat, ka vetëm 1 deputet nga lista e hapur tek opozita. Pra nga 14, 10 dalin nga lista e mbyllur dhe 4 nga lista e hapur.

Mashtrimi i PS-PD/ Krahasimi me 2021, ja sa deputetë nxjerr çdo

Elbasan do të jenë 5 emra në listë të mbyllur nga 14 mandate. Edhe këtu, në 2021 ndarja është 8 mandate PS dhe 6 PD, që do të thotë jemi njësoj si në Durrës.

Edhe në Fier, 5 emra do të dalin nga lista e mbyllur, nga 16 mandate në total. Në zgjedhjet e 2021, PS mori 9 mandate, PD 6, ndërsa LSI 1 mandat. Nëse ndjekim të njëjtin rezultat, PS do ketë 4 emra nga lista e hapur, PD vetëm 1, ndërsa LSI zero.

Gjirokastra ka vetëm 1 emër në listë të mbyllur nga 4 mandate gjithsej. Sipas të dhënave të 2021, i bie që PD të mos ketë listë të hapur, ndërsa PS ka 2 emra.

Korça ka në listë të fiksuar, 3 nga 10 mandate për çdo subjekt zgjedhor. PD dhe PS më 2021 janë ndarë 6 me 5, teksa këtë vit Korçës ju hoq një mandat dhe secili subjekt mund të ketë 2 kandidatë në listë të hapur.

Kukësi ka vetëm 1 mandat në listë të mbyllur nga 3. Përgjithësisht aty partitë janë ndarë 1 me 2 dhe i bie që njëra prej subjekteve të ketë vetëm 1 emër në listë të hapur.

Shkodra ka 4. Në zgjedhjet e 2021, PS mori vetëm 3 mandate aty dhe me të njëjtën logjikë emrat që dalin janë në listë të fiksuar. PD mori 5 mandate dhe ka vetëm 1 në listë të hapur, ndërsa PSD dhe LSI mbeten vetëm te lista e mbyllur.

Vlorë janë 4 deputetë në listë të mbyllur për çdo parti. PS në 2021 mori 8 mandate aty dhe nëse kemi sërish të njëjtin rezultat, i bie 4 emra janë në listë të hapur dhe 4 në listën e mbyllur. Ndërsa PD ka dalë me 4 mandate, pra nuk vlen lista e hapur nëse nuk merr më shumë mandate.

Lufta më madhe do të jetë në Tiranë dhe sipas KQZ 12 deputetë të secilit subjekt dalin nga lista e mbyllur. Në 2021, PS dhe PD u ndanë 18 me 15 mandate. Pra vetëm një pjesë e vogël del nga lista e hapur.

Rezultati bazohet te të dhënat e 2021, por nëse shohim sondazhet, ka një rritje të partive te reja, dhe rënie të PS dhe të PD. Kjo do të thotë se nëse partitë e reja marrin mandate dhe PD me PS bien, numri i emrave që do dalin nga lista e hapur do të jetë akoma dhe më i ulët. /Pamfleti

Lini një Përgjigje