TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 17:15

"Mallkimi ishte Berisha", Rama nga Shkodra: Projektet e ndryshimit po e rikthejnë në jetë qytetin

Shkruar nga Pamfleti

"Mallkimi ishte Berisha", Rama nga Shkodra: Projektet e ndryshimit po

"Partia Socialiste është një bekim për Shkodrën", kështu tha kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste. Ai theksoi se projektet e ndryshimit sapo kanë nisur të 'belbëzojnë' dhe të marrin formë për t’i kthyer identitetin këtij qyteti.

“Ky qytet i bekuar jetoi për 30 vjet duke menduar se mallkimi ishim ne, dhe vetëm sa ka filluar ta shikojë se ne jemi bekimi i Shkodrës dhe mallkimi ishte tjetërkush. Ne jemi bekimi i Shkodrës, mallkimi ishte tjetër kush, por të shkuara e të harruara kur i thonë fjalës. Besoj se në të gjitha rastet kjo tani çfarë iku nuk kthehet por në të gjitha rastet është mirë që të jemi më të motivuar të japim provën se e kemi merituar atë votë. Kali i PS do ta çojë Shkodrën shumë lart.

Në Shkodër s’kanë parë gjë akoma kam shumë besim se do bëjmë shumë gjëra të bukura sepse ka shumë gjëra të bukura për të bërë këtu. Shkodra ka shumë thesare të fshehura në pluhur, kulturore, që duke i nxjerrë duke i evidentuar duke i përdorur për ekonominë përmes turizmit mund ta bëjnë Shkodrën një destinacion ekstra pikërisht për këtë pjesë. I vetmi qytet që ka një traditë të pikturës e njësuar me traditën e pikturës shqiptare. Në Shkodër kemi nevojë të hapim dyer të tjera kulture”, tha Rama.

rama berisha shkodra asamble

Lini një Përgjigje