TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 16:27

Kaosi në Kuvend, Spiropali: Të mburresh se i vë flakën Parlamentit, do të thotë se po e kthen vendin pas!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Spiropali: Të mburresh se i vë flakën

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar për kaosin e shkaktuar sërish nga opozita në Kuvend.

Gatë takimit në kuadër të Asamblesë së Zgjeruar të PS-së, në Shkodër, ajo tha se dikush që mburret me faktin që zhvillimet e dhunshme në Kuvend kanë zënë faqen e parë të gazetave të huaja, do të thotë se ai person kërkon që vendi të kthehet pas nga progresi i bërë.

Numrat e shumtë të turistëve nuk vijnë vetë, ato vijnë me transformimin e infrastrukturës, me një ekonomi të qëndrueshme.

Pamjet që ata po duan t’i tregojnë botës nga Kuvendi me lumturi e krenari të madhe që zjarri në Kuvendi ne Shqipërisë ka zënë faqet e gazetave ndërkombëtare.

Të mburrësh se i vë flakën Kuvendit tënd, do të thotë se do që vendi yt të kthehet pas, nuk do të shohësh asnjë lloj pune sepse i ka bërë Edi Rama”, u shpreh Spiropali gjatë Asamblesë së Zgjeruar të PS në Shkodër.

spiropali kuvendi opozita

Lini një Përgjigje