TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 13:50

"6 milionë krerë lopë"/ Bregu ironizon ministren Denaj: Aq nuk kemi pasur as në kohën e Enverit!

Shkruar nga Pamfleti
"6 milionë krerë lopë"/ Bregu ironizon ministren Denaj:
Edi Rama dhe Anila Denaj

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu ka ironizuar një postim të bërë nga ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj.

Kjo e fundit, përmes një shkrimi thotë se këtë vit me shtesën në buxhet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, kanë marrë 100% të financimit 2,950 blegtorë për 6,066,100 krerë lopë. 

"100% mbështetje për blegtorët për masën e mbështetjes së tufës bazë të matrikulluar me lopë dhe për masën e mbështetjes së tufës bazë të matrikulluar me dele/dhi. Këtë vit, me shtesën në buxhet për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi, kanë marrë 100% të financimit 2,950 blegtorë për 6,066,100 krerë lopë dhe 4,678 blegtorë për 909,322 krerë dele/dhi"-shkruan ministrja në postimin e saj. 

Ndërkohë, Bregu shkruan se 6 milionë krerë lopë nuk ka pasur vendi ynë as në kohën e Enverit.

"Dikush ta informojë znj. Ministre që 6 milion krerë lopë nuk kemi pasur as në kohën e Enverit"- shkruan Bregu në postimin në rrjetin social 'Facebook'.

Sikurse shihet edhe në statistikat e vitit 2020-2022, ka pasur 298,000 krerë gjedhë. Ndërsa sipas ministres gjatë këtij viti, numri ka shkuar mbi 6 milionë.

anila denaj

Lini një Përgjigje