
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve dhe kaosit të krijuar nga Rithemelimi në Kuvend, ku u ndezën flakë dhe tymuese.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balla, teksa publikon videon ku deputeti Flamur Noka tenton t’i vërë zjarrin karrigeve pasi i ka vënë flakën disa letrave, dhe shprehet se Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat mund të dënohen deri në 5 vite burg.
“Kodi Penal përcakton qartësisht në nenet 151 dhe 154 veprat penale të shkatërrimit/dëmtimit me dashje të pronës me zjarr dhe me mjete të tjera, të cilat dënohen deri në pesë vite burg.
Ndërsa këto akte të rënda janë referuar në mënyrë të përsëritur në Prokurori, institucioni i akuzës duhet të garantojë se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë dhe deputeti nuk mund t’i shmanget ligjit kurrsesi, duke përfituar apo duke u fshehur pas imunitetit!”, tha Balla.
Lini një Përgjigje