
Deputeti demokrat Dashnor Sula, teksa ka komentuar skenat në Kuvend, është shprehur se nuk po bëjnë luftën për Berishën, por në mbrojtje të të drejtave kushtetuese për komisionet hetimore.
Sipas tij, qeveria kërkon të ndalë hetimet, pasi sipas tij aty ka çudira, ku fondet për bujqësinë kanë shkuar në ndërtimin e hoteleve dhe resorteve.
"Kam një pyetje për kryeministrin dhe këdo, OLAF dhe BE përse i kanë pezulluar fondet për Shqipërinë, në bazë të thashethemeve ka pezulluar ajo IPARD 1 dhe IPARD 2.
Të jeni të sigurt që do të dalin xhevahire në komisionet hetimore pasi fonde për ngritjen e serave janë devijuar në ndërtime resortesh dhe kullash në breg të detit. Le të dalim ne blof s’ka pse mban merakun tonë kryeministri. Kushtetuta thotë se i takon pakicës të ngrejë një komision hetimor ose një e katërta e deputetëve të parlamentit, në vendimin e gjykatës kushtetuese të vitit 2007.
Gjykata Kushtetuta thotë se mazhoranca nuk mund ta pengojë këtë komision por detyra e shumicës është vetëm të kërkojë një ndryshim ose formulim objektin e komisionit hetimor, por këto nuk kanë tentuar as të riformulojnë asgjë nga objekti por në mënyrë tinëzare rrëzuan të gjitha komisionet hetimore.
Ne nuk e bëjmë luftën për Berishën por ne do të përmbushim detyrën si deputetë të opozitës, jemi në një demokraci dhe është shumë e turpshme kjo që po ndodh. Është hera e parë që në 100% të kërkesave tona kemi të drejtë në atë që po bëjmë dhe kërkojmë", tha ai.
Lini një Përgjigje