TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2023, 15:29

Qeveria e Giorgia Melonit diskuton sot paktin për emigrantët, më pas miratimi në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria e Giorgia Melonit diskuton sot paktin për emigrantët, më

Qeveria italiane pritet të miratojë sot paktin e emigrantëve. Sipas mediave italiane, marrëveshja Rama-Meloni  do shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave sot pasdite në Palazzo Chigi, në orën 18:00. Ratifikimi përfundimtar i dokumentit që do t’i përcillet Parlamentit do të kryhet gjatë ditës së nesërme.

Projektligji i ratifikimit të memorandumit të mirëkuptimit i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama ishte planifikuar fillimisht të paraqitej dhe miratohej në Këshillin e Ministrave më 27 nëntor.

Materiali do të përmbajë edhe dispozitat e shpenzimeve për zbatimin e marrëveshjes. Është realizimi i një marrëveshjeje të rënë dakort më 15 gusht, gjatë takimit që dy liderët zhvilluan në Shqipëri.

Nga pranvera e vitit 2024, emigrantët e shpëtuar në detin Mesdhe nga anijet italiane do të transferohen në Shqipëri. Italia do të përdorë portin e Shëngjinit, pranë Barit, dhe zonën e Gjadërit, për të ndërtuar me shpenzimet e saj dy struktura një për hyrje, për procedurat e zbarkimit dhe identifikimin, dhe një për pritjen e përkohshme të emigrantëve të shpëtuar në det.

Lini një Përgjigje