TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2025, 22:01

Luftë civile? Kulluri lëshon paralajmërimin e fortë: Shqipëria do hyjë në krizë të thellë, mund të cenohet rendi publik

Shkruar nga Pamfleti

Luftë civile? Kulluri lëshon paralajmërimin e fortë:

Edvin Kulluri nga Djathtas 1912 ka bërë një parashikim të frikshëm për vendin. Ai tha se mund të ketë përplasje të forta institucionale mes SPAK, GJKKO dhe mazhorancës.

Kulluri shkoj më tej, madje duke sugjeruar se mund të kemi përsëritjen e një situate të viteve 1991, 1997.

“Në zgjedhjet e 11 majit dështuan të gjithë. Dështoi mazhoranca, dështoi e gjithë opozita. Këto zgjedhje nuk sollën as ndryshim dhe këto zgjedhje as do e përmirësojnë qeverisjen, por do ta përkeqësojnë akoma. Kjo lloj harbutërie, e cila vihet re edhe te deklarata e SHBA, kjo lloj arrogance, kjo lloj pangopshmërie, në kuptimin kushtetues, ekonomik, korruptiv, në marrëdhënie me krimin, këtë vend nuk do ta bëjë më të mirë, por më të keq sesa është. Unë jam realist pasi kam parë ’97 dhe ’91, i kam parë të gjitha ngjarjet këto 34 vite. Unë i kam përjetuar në vet të parë gjërat”, tha ai në emisionin "Off the Record" në A2 CNN.

Sipas Kullurit, përtej fasadës që ka vendosur qeveria “Rama” Shqipërinë e pret një vit tepër i vështirë, ku paralajmëroi se goditjet e SPAK në radhët e mazhorancës do të sjellin de stabilizim, për shkak të reagimit që do të ndërmarrë qeveria.

“Pavarësisht nga fasadat e Ramës, unë pres një vit shumë të vështirë për Shqipërinë. Unë mendoj se do të kemi përplasje të forta. Mos harroni një gjë, nëse u morën në gjykim Berisha dhe Meta, në PS do të ketë katrahurë në raport me drejtësinë.

Unë nuhas një përplasje shumë të fortë mes SPAK, GJKKO dhe mazhorancës. Kjo do ta fusë vendin në një krizë shumë të rëndë institucionale, pse jo dhe politike, por edhe sociale. Ajo që ndodhi me arrestimin e Veliajt dhe reagimi i qeverisë, i Bashkisë së Tiranës, në mënyrë të paprecedentë, ka qenë një tentativë për grusht shteti, ka mundësi të çojë në skena shumë më të rënda dhe shumë më problematike dhe në një përplasje institucionale që mund të cenojë mbase edhe rendin publik”, tha Kulluri.

Lini një Përgjigje