TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2025, 19:24

KAS rrëzoi kërkesën e kandidatëve të opozitës, Spahiu: Diplomatët u habitën kur Berisha bashkoi votat me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

KAS rrëzoi kërkesën e kandidatëve të opozitës,

Juristi Kreshnik Spahiu tha se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet e kandidatëve të saj.

Ai theksoi se pretendimi i Berishës për devijimin e 300 mijë votave është një fyerje për qytetarët shqiptarë. "Nëse atij i janë shitur aq njerëz, me çfarë të drejtë i kërkon shtetit zgjedhje të lira?", tha Spahiu.

“Diplomatët u habitën që PD bashkoi votat me PS kundër hapjes kutive për vjedhjet e kandidatëve të saj. Një nga pretendimet e PD është treni bullgar dhe kjo ndodh kur një votues merr një fletë votimi dhe e plotëson në sytë e atij që të jep lekët më pas hyn në qendrën e votimit merr fletën bosh, futet tek pjesa ku votohet dhe pastaj kur del në kuti ai hedh fletën që kishte të plotësuar dhe atë që ishte bosh e fut në xhep.

Në konceptin e Berishën do të thotë se u devijuan 300 mijë vota dhe kjo është një fyerje për shqiptarët që paskan shitur votën për 50 euro. Nëse atij i janë shitur aq njerëz, me çfarë të drejtë i kërkon shtetit zgjedhje të lira kur të janë shitur”, u shpreh ai për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje