
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar partitë e reja dhe zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të ishin të bashkuara dhe jo të rivalizonin njëra-tjetrën.
Spahiu u shpreh se partitë e reja duhet të shfrytëzonin momentin, pasi PS dhe PS kanë shkrirë partinë e Ilir Metës, PDIU dhe partinë e Lulzim Bashës.
“Partitë e reja kanë arritur që të fusin nga një deputet në Kuvend. Gjithë elektorati gri kërkonte një opozitë të re vetëm ata kishin urrejtje ndaj njëri- tjetrit dhe më shumë sfidonin njëra- tjetrën sesa donin që të rrëzonin Ramën ose Berishën.
Dhe këtë e kuptuan me vonesë, ose nuk donin që ta kuptonin. Unë kam qenë mbështetës i partive të reja gjithmonë, por ato duhet që të shfrytëzonin momentin. Në këto zgjedhje u shkri PL, që kishte 19 deputet në zgjedhjet e kaluara, u shkri PDIU që kishte 5 deputetë, u shkri Lulzim Basha që ka qenë edhe kandidatë për kryeministër dhe sot nuk ekziston më. Një parti e re duhet që të shfrytëzojë momentin”, tha Spahiu për “Report TV”.
Lini një Përgjigje