TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Maj 2025, 22:04

Flamur Noka: Një pjesë e deputetëve socialistë u zgjodhën nga krimi, rezultatet e zgjedhjeve u manipuluan

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka: Një pjesë e deputetëve socialistë u

Deputeti i PD Flamur Noka tha se Partia Socialiste mori atë rezultat nga vota e Diasporës më 11 maj, për shkak se ka manipuluar procesin. Sipas tij, ka prova që vërtetojnë këtë.

Ai tha gjithashtu se në Vlorë, në Fier, Berat, 99% e votave dilnin për PS. “Edhe në kohën e Enver Hoxhës dilnin 1-2% kundër”, shtoi deputeti.

“Disa njerëz të mi në Britani të Madhe kanë nisur votat dhe u kanë vendosur GPS. Votat sot e kësaj dite janë në Londër, por në Tiranë i ka numëruar Taulanti. E njëjta gjë në Selanik, 500 vota në Selanik janë marrë dhe janë futur GPS. Zarfet vazhdojnë në Selanik, por në Tiranë është numëruar vota. Në Vlorë, në Fier, Berat, 99% dilnin vota për PS. Edhe në kohën e Enver Hoxhës dilnin 1-2% kundër”, tha Noka për “A2 CNN”.

Noka tha gjithashtu se një pjesë e mirë e deputetëve socialistë janë zgjedhur nga krimi.

“Këtu duhet të ishin të gjithë të shqetësuar që në Shqipëri nuk ka zgjedhje, nuk ka demokraci. Duhet të zienin ekranet që janë 28 deputetë që janë zgjedhur nga kartelet, nga mafia. Dy nëndrejtorë të Shërbimit Informativ kanë thirrur të gjithë rrjetin e bashkëpunëtoreve dhe rrjetin e sigurimin e shtetit të dikurshëm, për t’i angazhuar në patronazhim”, u shpreh deputeti.

Lini një Përgjigje