TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 07:40

Lufta mbyllet sot, pas 3 vitesh Apeli “vulos” fatin e PD-së

Shkruar nga Pamfleti
Lufta mbyllet sot, pas 3 vitesh Apeli “vulos” fatin e PD-së
Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Sot më 11 qershor pritet që të vendoset në Apel fati i vulës së PD.

Kanë dy vite grupi i Berishës dhe i Bashës që rropaten gjyqeve dhe nëpër studio televizive duke thënë se kush e drejton PD.

Por ditën e sotme mund të kemi një vendim të formës së prerë se kujt i takon PD. Apeli e ktheu në Shkallë të Parë rastin, mirëpo çështja shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila vendosi që Gjykata e Apelit të marrë një vendim final.

Pra Apeli duhet të thotë nëse i takon Berishës apo Bashës vula e PD. Seanca do të mbahet në orën 10 dhe trupa gjykuese përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Nëse nuk do të ketë shtyrje, shpresohet që Apeli të marrë një vendim final.

Ky vendim ka rëndësi të madhe, pasi në varësi të tij do të përcaktohet fati i grupimeve të Berishës dhe Bashës. Nëse vula i mbetet Bashës, Berisha nuk futet dot në zgjedhje dhe do të duhet të krijojë parti të re, ose do strehohet te Ilir Meta dhe partitë e vogla.

E njëjta gjë dhe nëse ndodh e kundërta. Basha del jashtë loje, pasi ka shumë pak deputetë pas vetes dhe zgjidhja e vetme do të jetë të dalë me parti më vete.

Pretendimet e palëve:

Përfaqësuesit e dy PD-ve gjatë kësaj kohe kanë apeluar për vendimmarrje të drejtë.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e Rithemelimit vlerësojnë se Apeli të vendosë bazuar në ligjin për partitë politike dhe mbi të gjitha të zbatojë udhëzimet e datës 27 Dhjetor 2023, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i ka përcaktuar.

Të njëjtën gjë kërkojnë dhe vartësit e Bashës, të cilët kërkojnë nga Gjykata e Apelit të zbatojë me përpikmëri çdo detyrë që ka lënë Gjykata e Lartë dhe se  vendimmarrja e Apelit të jetë në frymën e vendimit të Gjykatës së Lartë.

Sipas tyre Gjykata e Lartë ka lënë disa detyra që duhet të zbatohen nga Apeli dhe përfundimisht të japë një zgjidhje përfundimtare për legjitimitetin e organeve drejtuese të Partisë Demokratike.

Por pavarësisht se prej datës 27 Dhjetor të vitit të kaluar kanë në duar arsyetimin e Gjykatës së Lartë, të dyja palët janë rezervuar të shprehen se nga do të anojë peshorja e drejtësisë këtë herë, pasi dhe vetë praktika gjyqësore është shumë specifike dhe Gjykata e Lartë e kaorientuar drejt zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje.

Kujtojmë që ky nuk do të jetë zhvillimi i vetëm që po pret me ankth Berisha. Më 20 qershor bëhen fiks 6 muaj që kur ai nuk ka shkelur në Parlament. Kjo do të thotë se sipas Kushtetutës atij duhet t’i hiqet mandati i deputetit. SPAK dhe GJKKO e kanë ndaluar të shkojë në Kuvend. Tani e ka vetë Berisha në dorë, nëse do e thyejë masën e sigurisë dhe të rrezikojë më pas burgun, apo aty do të vuloset fundi i tij politik.

apeli pd

Lini një Përgjigje