
Dikur e konsideronte mik dhe e vizitonte shpesh Turqinë, por duket se tani Ilir Meta e konsideron armik Erdoganin.
Presidenti turk madje një herë e një kohë bënte ‘pajtuesin e gjaqeve” mes tij dhe Edi Ramës. Por “buka u thye” në vizitën e Erdoganit në vitin 2022, ku ai anashkaloi Presidencën.
Meta ishte në krye të shtetit në atë kohë. U aludua se ishte Rama ai që e këshilloi të mos takonte Metën. Megjithatë që nga ajo vizitë, Meta ka dashur t’i bëjë karshillëk Erdoganit, pasi mbështet opozitën turke. Sot ai ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës turke, Ozgur Ozel.
Ozel është lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP), forcës kryesore opozitare të themeluar nga Ataturku. Pas takimi të zhvilluar mes tyre, Meta u shpreh se e ka uruar Ozel jo vetëm për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie historike por edhe për fitoren mbresëlënëse të opozitës në zgjedhjet e fundit vendore.
Ai shtoi se të dy ndanë vlerësimin e përbashket së marrëdhëniet e forta të miqësisë midis vendeve dhe popujve kërkojnë një përkushtim të përbashkët e të pandalshëm bazuar mbi vlerat më të mira tradicionale, demokratike dhe europiane.
Lini një Përgjigje