Deputeti opozitar, Flamur Noka është ndëshkuar nga Sekretariati i Etikës me 10 ditë përjashtim nga Kuvendi, pas kërkesës së PS. Për 4 deputetët e tjerë Gazment Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Paloka dhe Ervin Salianjin, për të cilët Partia Socialiste kishte kërkuar masë disiplinore, Sekretari i Etikë nuk mori asnjë masë disiplinore.
Deputeti Noka i pranishëm në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës është shprehur se është zgjedhur nga populli opozitar për të ngritur zërin për padrejtësitë. Noka bëri thirrje që të çojnë Lindita Nikollën para drejtësisë.
Ai shton se askush nuk mund ta ndalojë zërin opozitës, ndërsa thekson se në Evropë po fryn era e djathtë.
“Kush është Linda e Parlamentit që cakton kush do të jetë deputet i PD e kush jo. Kushtetuta përcakton që deputetë janë ata që dalin nga zgjedhjet në listën e asaj force politike dhe deputetët sipas Rregullores përkatësinë partiake e bëjnë me vete deklarim. Kush është kjo zonjë që paska tagër mbi Kushtetutën e na thotë PD nuk mund të jetë deputet i PD?
Ka dalë si deputet i PD në zgjedhjet prillit dhe më datë 10 shtator ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit si deputet i PD.
Kjo zonjë flet jo vetëm në emrin tuaj por edhe në emër të opozitës dhe PD. Kjo ndodh vetëm në një narkoregjim si ky që keni krijuar sot.
Me këto sjellje, Linda e parlamentit tregon armiqësi ndaj opozitës, sepse ne jemi përfaqësues të popullit opozitar në atë sallë. Në Europë po fryn era djathtas. Harrojeni të keni më shansin që do flisni në emër të ligjit kur jeni anti-ligj. Merrni masa por ne do ta çojmë para drejtësisë Lindën e parlamentit”, u shpreh Noka.
Lini një Përgjigje