TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Qershor 2024, 17:37

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet, Rama “kyç gojën” për zhvillimet në Athinë

Shkruar nga Pamfleti

Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet, Rama “kyç gojën”

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mos komentojë zhvillimet nga Athina, ku Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet.

Nga Prishtina, ku ai mbajti një konferencë me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, u pyet nga gazetarët se si e sheh zgjedhjen e Belerit, por përgjigja ishte: “Nuk kam asnjë koment për këtë, jam në Prishtinë”.

Kujtojmë që kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës Fredi Beleri është në mesin e fituesve nga lista e kandidatëve për eurodeputet, të Partisë Demokracia e Re të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Lini një Përgjigje