Lufta Lapaj-Shabani për mandatin tashmë është zhvendosur në KQZ, ku përfaqësuesja e partisë “Shqipëria Bëhet” kërkoi edhe njëherë që mandati t’i kalojë listës së hapur.
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shpërndarë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve të 11 Majit për Qarkun e Tiranës.
Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, duke ruajtur pozicionin dominues në kryeqytet.
Ndërkohë, koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (KASHM), që drejtohet nga Partia Demokratika, ka marrë 13 mandate.
KQZ do të vendosë gjithashtu se kushdo të marrë mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, pas luftës Lapaj-Shabani.
Dorina Prethi, përfaqësuese ligjore e partisë "Shqipëria Bëhet" në mbledhjen e KQZ kërkoi kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista embyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Prethi tha se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve.
Pra sipas KQZ, teksa lista e mbyllur u dorëhoq para 11 majit, mandati duhet t’i kalojë Lapajt.
“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues. Në momentin e depozitimit të këtyre kërkesave, KQZ ka pasur 60 ditë kohë të shprehej sipas kushtetutës. KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. Kur se ka ushtruar këtë detyrim, nëse KQZ nuk merr vendim brenda afatit, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Përsa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar ose pranuar dorëheqjet, ato konsiderohen të miratuara në heshtje dhe ne kemi kërkuar konfirmimin e miratimit të heshtur. Zeqiri u pendua më 15 korrik, pas këtij afati. Nuk mund të konsiderohet. Prano dorëheqjet e listës së mbyllur dhe bëj shpëndarjen e mandatit te më i votuari i listës së hapur”, tha ajo.
Nisma Shqipëria Bëhet e ka siguruar një vend në Parlament, por ende nuk është vulosur zyrtarisht deputeti që do ulet në atë karrige.
Kjo përplasje erdhi pasi daja i Shabahit, Zeqir Kordhoni, nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga lista e mbyllur duke kërkuar që mandati t’i kalojë atij.
Lidhur me këto debate mes këtij koalicioni, Celibashi tha:
“Dy kandidatët e listës shumëemërore të Nismës Shqipëria Bëhet, të listës së mbyllur nuk janë më kandidatë që nga data 11 maj, por në fuqi ka hyrë më 10 korrik 2025. Shqyrtimi administrativ mbyllet këtu dhe do të vendos lidhur me këtë çështje.”
Së bashku me përfaqësuesen ligjore të Shqipëria Bëhet, në KQZ është edhe kandidatja e listës së mbyllur Kleana Xhuveli, e renditur e katërta, e cila ka revokuar dorëheqjen dhe ka kërkuar të marrë mandatin.
Kleana Xhuveli është kushërira e parë (vajza e tezes) së Adriatik Lapajt.
Ndërkohë, kryetari i PSD-së Tom Doshi ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur, duke bërë kërkesë në KQZ për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara nga listat e mbyllura.
Lini një Përgjigje