Investigim i “Pamfleti”-t, për përfshirjen e kreut të qeverisë në këtë aferë 5 miliardë Euro...
Pas arrestimit të shefave të “Bankers”, Edi Rama, u akuzua se është ai, ministrat dhe drejtorët e qeverisë së tij, që i kanë lejuar të vidhnin naftën, të mashtronin shtetin e të mos paguanin taksa.
Kryeministri reagoi te rubrika “Sy m’sy”, sikur nuk është kryeministër prej 12 vitesh dhe sikur krimet financiare të mafiozëve të “Bankers”, i zbuloi hetimi i Prokurorisë së Fierit, duke thënë:
- Shyqyr erdhi kjo ditë, që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur dhe uroj “t’i nxjerrë ujin e zi” asaj kompanie, ku realisht ka pasur e ka shumë problematika, por kjo është kostoja e një koncesioni të dhënë para se unë të merrja detyrën.
Është vërtetë, që koncesioni “Bankers” u dha më 19 qershor 2004 nga ish-kryeministri Fatos Nano, dhe ushtroi një aktivitet vjedhjesh e mashtrimesh gjatë 8 viteve pushtet të Sali Berishës.
Por u lejua të mashtronte e vidhte, edhe gjatë 12 viteve pushtet të Edi Ramës, duke marrë naftën falas, duke vjedhur me TVSH, pa asnjë taksë e të shkaktojë 5 miliardë Euro evazion.
Nga investigimi që bëri “Pamfleti”, rezulton se gjatë fushatës së vitit 2013, Edi Rama u betua se do anulonte koncesionin “Bankers”, por u zhyt në pazare me bosët e saj dhe bëri sikur “harroi”.
Favore të Edi Ramës, për mafiozët e “Bankers”, pjesë “ujit të zi” në supervjedhjet e naftës:
- Më 10 tetor 2013, vetëm 1 muaj pasi u ul në kolltukun e kryeministrit, Edi Rama urdhëroi ministritë e Ekonomi-Energji-Tregtisë, të Financave, Mjedisit, Agjencinë e Burimeve Minerare (AKBN), Agjencinë e Koncesioneve (ATRAKO), Albpetrol-in, Tatimet e Doganat, të mos e ngacmonin kompaninë koncesionare “Bankers” as me kontrolle rutinë 1 herë në vit.
- Me Vendim Qeverie Nr. 726, datë 2 nëntor 2014, të firmosur nga Edi Rama, qeveria miratoi ndryshimin e neneve nr. 1, 9, 13 e 14 dhe të neneve 2 e 4 të Aneksit “B” të kontratës së koncesionit “Bankers”, duke e përjashtuar nga detyrimet e paketës fiskale deri në pëfundim të koncesionit, që sipas llogarisë është 285 milionë Euro humbje për arkën e shtetit.
- Kompania “Bankers” u lejua nga qeveria “Rama”, të furnizohej ilagalisht me lëndë plasëse dinamit dhe të përdorte shpërthime në puset rezervë shtetërore të naftës të pas vitit 2050, për të shtuar prodhimin duke shkatëruar vendburimet.
- Më 1 prill 2015, nxjerrja e naftës me dinamit, shkaktoi shpëthimin në Marinëz, duke shkatërruar 130 banesa, rrjetin e ujësjellësit dhe helmoi tokat bujqësore; por Rama nuk e detyroi “Bankers”-in, të dëmshpërblente banorët, nuk bëri kallëzim penal dhe lejoji aktivitetin.
- Qeveria, prej muajit janar 2016 e deri tani në vazhdim, ka lejuar që kompania Bankers, të eksportojë 70% të naftës dhe të importojë pajisje e lëndë të para pa pagesa doganore.
- Më 31 maj 2016, Kryeministri lejoi dhe miratoi në heshtje, pa vendim qeverie e pa miratim në parlament, blerjen e koncesionit “Bankers” nga kompania kineze.
- Duke nisur nga viti 2015 e në vazhdim, ka lejuar që kompania “Bankers”, të importojë pa doganë, 120 milionë Euro lëndë teknologjike, hollues për shpim pusesh e nxjerrje nafte, madje kjo teknologji është e ndaluar me ligj në Shqipëri.
- Prej 11 vitesh, qeveria “Rama” i ka miratuar kompanisë “Bankers” bilance false me gjoja humbje, ose fitime deri në 7 milionë lekë në vit, si skemë për të mos paguar detyrimet fiskale dhe i ka rimbursuar fatura TVSH-je fiktive.
- Qeveria “Rama” e lejoji kompaninë “Bankers”, të mos furnizonte për 5 vie Rafinerinë e Ballshit me naftë, qëllimisht për ta mbyllur, në zbatim të skemës.
- Në muajin mars 2022, Edi Rama ia uli çmimin e energjisë elektrike kompanisë “Bankers”, nga 26 lekë/kw në 23 lekë/kw, duke përdorur Entin Rregullator të Energjisë (ERRE).
- Gjatë 12 viteve pushtet të Edi Ramës, kompania “Bankers” nuk u kontrollua asnjëherë nga Agjencia e Koncesioneve (ATRAKO), nga Albpetrol, AKBN dhe as nga 3 ministritë përgjegjëse për koncesionet, por në dosje janë futur raporte false, sikur është kontrolluar e ka qenë në rregull.
- Gjatë 12 viteve të qeverisë “Rama”, kompania “Bankers” është pajisur me 8 lloje lejesh mjedisore në shkelje të kontratës; me 1 leje për përdorim të lëndëve kimike me rrezikshmëri të lartë dhe me 3 leje për përdorim burimesh ujore mbi e nëntokësore të basenit të lumit Seman, ku “Bankers” lejohet të shkarkojë dhe mbetjet e naftës.
- Kryeministri e di, që “Bankers” ka financaur bashkitë e PS-së në Qarkun-Fier gjatë fushatave zgjedhore, ndërsa pas arrestimeve, po aktron sikur nuk ka asnjë lidhje me krimet e “Bankers”, kur faktet tregojnë se është i zhytur “kokë e këmbë” në koncesionin e naftës./Pamfleti
Lini një Përgjigje