TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2025, 09:35

KQZ 'shpall' sot fituesit e qarkut të Tiranës, vulos edhe mandatin e "Nisma Shqipëria Bëhet"

Shkruar nga Pamfleti

KQZ 'shpall' sot fituesit e qarkut të Tiranës, vulos edhe

Kreu i KQZ,  Ilirjan Celibashi do të shpëndajë sot mandatet për subjektet politike dhe do të caktojë kandidatët fitues të zgjedhjeve të 11 Majit për Qarkun e Tiranës.

Mbledhja do të nisë në orën 10:30. 

Zgjatja e kohës së çertifikimit të zgjedhjeve erdhi për shkak të procesit të rinumërimit, inicuar nga Partia Demokratike me pretendimin për manipulime të zgjedhjeve, por që nuk prodhoi asnjë ndryshim në rezultat.

KQZ do të shprehet sot edhe për mandatin vetëm të Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, i cili u bë një mollë sherri mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Një ditë më parë, Lapaj, në një konferencë për mediat, deklaroi se ishte tërhequr nga mandati, ndërsa i kërkoi të njëjtën gjë edhe Shabanit, duke kërkuar që ta marrë gruaja më e votuar e listës së hapur, Greta Ambeli. 

Lini një Përgjigje