TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 14:25

Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Rikthen gjuhën staliniste të shtrigave!

Shkruar nga Pamfleti
Ligji për barazinë gjinore, Berisha: Rikthen gjuhën staliniste
Sali Berisha

Sali Berisha ka kritikuar ashpër Ligjin për Barazinë Gjinore, duke e quajtur 'më të keqin të votuar në planet'.

Ai tha se ky ligj rikthen “gjahun stalinist të shtrigave”, duke theksuar se sipas tij, akuzat për diskriminim gjinor duhet të faktohen, përndryshe personi i akuzuar nuk mund të dëmtohet. Berisha shtoi se ekstremi i majtë po përdor këtë ligj për të krijuar padrejtësi dhe se “koha na dha të drejtë, çështja e shqiptarëve u bë botërore”.

Kryetari i PD, akuzoi gjithashtu qeverinë për të qenë një “diktaturë narkomane” dhe tha se nuk do të pranojnë ligje që shkelin interesat e qytetarëve shqiptarë. 

“Çështja e shqiptarëve u bë botërore. Ne kemi kontribute si shtet, si vend. Ky është ligji më i keq i votuar në ndonjë vend të planetit. Sipas këtij ligji, rikthehet gjahu stalinist i shtrigave. Në çfarë forme? Nëse dikush të akuzon se më diskriminove për arsye gjinore, ti që akuzohesh duhet të faktosh, përndryshe do të dënohesh.

Këtë gjë e bëri ekstremi i majtë. Kjo është e vërteta! Ky është ligji. Nëse do të pranohen gjëra të tilla, ne nuk do të pranojmë kurrë. Narkoshteti ka mbështetje! Diktatura narkomane ka mbështetje. Çfarë do të bëjmë ne? Do të qëndrojmë në emër të interesit të qytetarëve shqiptarë apo do të pranojmë vdekjen para syve tanë të këtij vendi? Nuk do të tërhiqemi; do të ‘paguajmë’ me çdo çmim”, tha Berisha.

sali berisha ligji per barazine gjinore

2 Komente

  1. T
    The Christian

    Gjoja " Ligjin për Barazinë Gjinore", eshte thjeshte nje loje ose shashke qe ky (berisha) e shfrytezone per te humbur vemendjen e opinionit nga akuzat qe SPAK ka ndaj tije, madje ky do organizoje protesta si gjoja kunder Ligjin për Barazinë Gjinore, por qe ne fakte do jene protesta per akuzat e tije. Kjo eshte loja dhe hileja dhe me kete loje berisha do te perfitoje ne dy menyra: njera ane eshte te perdore Ligjin për Barazinë Gjinore per protesta ndaj akuzave qe ai ka, dhe tjetra duke protestuar gjoja kunder Ligjin për Barazinë Gjinore don te fitoje sipmatine e nderkombetareve krahu konservatore i djathte sidomos ate Amerikane. Pjese e kesaj loje eshte edhe mashtruesi klasik e narcisisti injorant dhe pastor i rreme Akil Pano, i cli me ate koalicionin pro familjes e shfrytezone per sherbime ndaj padronit ose zotit te tije: Berisha.

    1. l
      li

      COPE MISHI ME DY SY LIGJI ESHTE PER TE GJITHE NE CA HYN BERISHA APO AKILI KETU NJEREZ INJORANTE PREKET E GJITHA FAMILJA SHQIPTARE NE KETE MES PER CA INDIVIDE QE SKANE PIKE LIDHJE ME FAMILJEN TE NA MESOJNE FEMIJET SA KRENAR ESHTE TE JESH YLBER.

    Lini një Përgjigje