TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Nëntor 2025, 12:36

Seanca e parë për 'Territorialen', PD bojkoton komisionin; vetëm dy aleatët në sallë 

Shkruar nga Pamfleti
Seanca e parë për 'Territorialen', PD bojkoton komisionin;
Komisioni pë Reformën Territoriale

Komisioni i Reformës Territoriale ka nisur punimet sot, por ajo që u vu re ishte mungesa e paralajmëruar e Partisë Demokratike.

PD kishte njoftuar më herët se nuk do të merrte pjesë në komisione deri në një njoftim të dytë.

Megjithatë, përballë deputetëve socialistë u shfaqn të ulur dy prej deputetëve nga partitë aleate të PD.

Të pranishëm në komision ishin Edmond Haxhinasto nga Partia e Lirisë dhe Vangjel Dule nga PBDNJ.

Seanca e parë e Territoriales drejtohet nga kryetari i PS-së Arbjan Mazniku ndërsa bashkëkryetari i PD-së, Luçiano Boçi mungon. 

komisioni pë reformën territoriale

Lini një Përgjigje